Projektimi
©2011. Risk Security Management Ltd
Siguria Fizike nuk është thjesht reagim ndaj kërcënimit, që e cënon atë, por është një
Plan Proaktiv që synon parashikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve, identifikimin e ndjeshmërive
dhe objektivave, si dhe përcakton masat procedurat dhe personelin e nevojshëm për të zbuluar,
parandaluar dhe/ose minimizuar rreziqet ndaj jetës, pronës dhe aktivitetit.
Në praktikën e përditëshme, investitorët dhe ndërtuesit e një objekti apo aktiviteti të
caktuar social apo ekonomik, rrallë preokupohen për nivelin e sigurisë fizike që ai do ti ofrojë
konsumatorit apo përdoruesit të tij. Shqetësimi bëhet prezent në fazën e funksionimit të objektit,
kur lind nevoja e adoptimit të sistemeve dhe nën/sistemeve të sigurisë. Në këtë fazë kjo gjë
rezulton me kosto të lartë dhe shpesh nuk i plotëson kërkesat e nivelit të zgjedhur të sigurisë, për
pamundësinë e ndërhyrjes në strukturën e objektit, gjë që mund të realizohej lehtësisht në fazën e
ndërtimit të tij. Çështjet e sigurisë fizike, domosdoshmërisht duhet të diskutohen në fazat fillestare të
projektimit apo rikonstruksionit të objektit apo aktivitetit dhe duhet të përfshijnë klientin,
projektuesin arkitekturor dhe atë të sigurisë fizike. Shërbimet e projektimit, do tu mundësojnë:
• Master-Plan, për manaxhimin e Krizave, Incidenteve dhe ngjarjeve, si dhe
planifikim personeli.
• Plan për Sigurinë Fizike, në aktivitetin&ndërmarjen tuaj ekonomike.
• Projektim i sistemit CCTV, qysh në fazën e projektimit arkitekturor, të objektit. • Projektim i sistemit Alarmit, qysh në fazën e projektimit arkitekturor, të objektit. • Program Individual për Sigurinë Personale, të individit.
• Program për sigurinë e Informacionit dhe Teknologjisë kritike. • Projektim ambientesh, në funksion të sigurisë fizike.
• Program për parandalimin/zvogëlimin e humbjeve jo teknologjike.
• Program për zbulimin e mbikqyrjes së pautorizuar.
Parimet e projektimit të sigurisë:
Njeriu si "qënie territorial" që është, ndjehet dhe
vepron i sigurtë në një territor plotësisht të
percaktuar e të mbrojtur. Këtë natyrë të sjelljes së
tij, duhet ta shfrytëzojmë kur projektojmë sigurinë
fizike personale apo të objektit:
Territorialiteti
Mbikqyrja natyrore Mbështetja aktive Kontroll hyrjes
Fazat e projektimit të sigurisë:
Fazat e projektimit të sigurisë: Intervista me Klientin
Analiza e hollësishme e vendit.
Studimi i standarteve dhe rregullave.
Analiza dhe reduktimi i kërkesave
Përcaktimi dhe vlerësimi përfundimtar
Hartimi apo zhvillimi i projektit
PERIMETRI - KONTROLLI HYRJES - SISTEMI ALARMIT - SISTEMI CCTV - KOMUNIKIMI ALARMIT - PROCEDURAT - REAGIMI
Mënyra e kombinimit të nën-sistemeve të mësipërm, do të kushtëzojë Nivelin e Sigurisë fizike, që do të keni.
Projektojmë së bashku, sigurinë tuaj fizike.
konsulence profesionale per sigurine fizike