Konsulenca
©2011. Risk Security Management Ltd
Nevoja e projektimit dhe ndërtimit të një sistemi efikas sigurie kërkon domosdoshmërisht
parashikimin dhe përcaktimin, sa më afër realitetit, të kërcënimeve potencialë ndaj sigurisë fizike.
Kërcënimet në fushën e sigurisë, janë faktet ose rrethanat që nëse materializohen mund të
rezultojnë në humbjen e jetës, dëmtimin ose shkatërimin e pronës, kompromentimin e
informacioneve dhe teknologjisë kritike, ose ndërprerjen e sistemit të sigurisë fizike.
Mbledhja e informacioneve, përpunimi dhe përdorimi tyre për të vendosur se me çfarë
Kërcënimi do të duhet të përballemi, përbën thelbin e Përkufizimit të Kërcënimit
Deklarata e kërcënimit, përbën bazën e nevojshme për identifikimin e objektivit, nëpërmjet
përcaktimit të elementëve, zonave apo objekteve që duhen mbrojtur nga kërcënimi konkret.
Pamundësia e marrjes në ruajtje të të gjithë elementëve, shpesh herë, na kushtëzon ndërmarjen e
një procesi përzgjedhës për të përcaktuar ata elementë mbrojtja e të cilëve shmang, minimizon apo
neutralizon efektin e kërcënimit.
Përkufizimi i Kërcënimit, vlerësimi i Rrezikut, Identifikimi objektivave dhe Zonave vitale,
përbën thelbin e Analizës së Sigurisë fizike, si dhe bazën për rekomandimin e masave fizike e
teknologjike të sigurisë, procedurave dhe personelit të domosdoshëm për mënjanimin e rrezikut dhe
ruajtjen e një niveli të caktuar sigurie.
Nëpërmjet shërbimeve të konsulencës, do tu mundësojmë:
• Vlerësimin i Kërcënimeve, Rreziqeve dhe Ndjeshmërive.
• Parashikimin e Krizave & Planifikim i personelit.
• Analizën e plotë të Sigurisë fizike, për pronën, aktivitetin apo objektin.
• Analizën e plotë të Sigurisë Personale.
• Parashikimin e humbjeve jo-teknologjike.
• Analizën e Sigurisë së Informacionit dhe ndjeshmërive teknologjike.
• Përzgjedhjen e shoqërive private, të sigurisë fizike.
• Përzgjedhjen e produkteve, në fushën e sigurisë.
• Përpilimin e dokumentacionit të tenderimit.
Në veprimtarinë e përditëshme, jo të gjithë,
punojnë dhe investojnë për sigurinë fizike, apo
përmirësimin e nivelit të saj.
Disa gabimisht mendojnë se, nuk do të jenë objekt
i veprimtarisë kriminale, të tjerëve u duket që
masat që kanë ndërmarë janë të mjaftueshme,
dhe pothuajse të gjithë realisht besojnë se, nuk i
kanë burrimet dhe mundësitë e nevojshme, për të
ndërtuar një sistem dhe nivel të përshtatëshëm
sigurie.
Nëse rreziku potencial materializohet, të gjithë
do ti brejë dyshimi nëse kishte mundësi
parandalimi. Vetëm atëherë, ndjejmë nevojën e
mbrojtjes së asaj që na përket, dhe kërkojmë ndihmën e profesionistëve.
Dhe papritur mësojmë se, siguria jonë nuk do të
ishte aq e vështirë dhe e kushtueshme, sa kishim
menduar më parë.
ÇFARE - SI - KU - KUR - KUSH - PSE
Janë pyetjet, që do të duhet tu jepni përgjigje, sa herë mendoni për sigurinë tuaj!
Analiza, është fuqia që na ndihmon të
marrim vendime të drejta, për përmirësimin e
nivelit të sigurisë fizike, në funksion të
mbrojtjes së jetës, pronës dhe aktivitetit tonë.
konsulence profesionale per sigurine fizike