Klientët
Partnerët tanë më të mirë, janë Klientët tanë!
©2011. Risk Security Management Ltd
Link të rekomandueshëm:
Ne mendojmë se në shoqërinë e sotme, spektri i kërcënimeve dhe
shkalla e rreziqeve që duhet të përballohen po vijnë duke u rritur.
Në kushte të tilla zgjerohet edhe rrethi i objektivave të mundëshmë
të veprimtarisë së paligjshme dhe kriminale. Individët dhe bizneset
duhet të punojnë shumë për të mbrojtur jetën, pasuritë dhe
aktivitetin e tyre nga kërcënime të mundshme.
Çdo kush, që ndjen nevojën për ekspertizë të specializuar në fushën
e sigurisë fizike, thjesht duhet të na kontaktojë.
Studio arkitekture, projektim-zbatimi, për konsulence dhe
projektim të sistemeve të sigurisë fizike, në objektet dhe aktivitetet
që projektojnë, ndërtojnë apo rikonstruktojnë.
Institucione të qeverisjes qëndrore e lokale, për projekte
në fushën e sigurisë fizike, auditim të nivelit egzistues të sigurisë,
përpilim specifikimesh teknike tenderimi, organizim dhe vlerësim
tenderi, trajnim personeli.
Institucione financiare, banka, kazino, lojra fati, të çdo niveli.
Individë, apo grupe shoqërore, për nevoja të sigurisë
personale apo aktivitetit të tyre. Shoqëri tregëtare, të mëdha ose të vogla, me aktivitet
ekonomiko-prodhues, arsimor apo social-kulturor, tregëtar apo
industrial, ndërtimi apo shërbimesh, për sigurinë fizike dhe
eleminimin e humbjeve jo-teknologjike
Institucione arsimore, social-kulturore, të çdo niveli.
Agjensi ligjzbatuese, për trajnim personeli dhe konsulencë në
fushën e sigurisë fizike
SHRSF, për konsulencë apo trajnim personeli.
Filozofia jonë për biznesin, është e bazuar në parimet e besimit,
konfidencialitetit dhe respektit reciprok ndaj partnereve tanë. Klientët tanë, janë
partnerët tanë më të mirë. Të gjithë ata janë njësoj të vlerësuar dhe respektuar,
pavarësisht aktivitetit apo rëndësisë të raporteve të tyre me ne.
Por është një kategori e cila duhet veçuar, të cilës i rezervohet një rëndësi e
veçantë në mardhëniet tona:
ARKITEKTË - PROJEKTUES - SIPËRMARËS në sektorin e ndërtimit.
Rëndësia e operatorëve në sekstorin e ndërtimit, imponohet për vetë vendin e
veçantë që ata kanë, e duhet patjetër të kenë, gjatë gjithë veprimtarisë për
ideimin, projektimin dhe zbatimin e sistemeve të sigurisë fizike, në jetën e
përditëshme.
Integrimi, i sistemit të sigurisë fizike, apo nën-sistemeve të tij, në varësi të
nivelit të sigurisë së kërkuar, në projektin arkitekturor të objektit që projektohet,
ndërtohet apo rikonstruktohet, rrit efektivitetin e sistemit, si dhe redukton
kostot e panevojshme që do të duhen për përshtatjen e tij, në një strukturë
egzistuese. Gjithashtu, lejon fragmentimin e projektit, duke mundësuar implementimin e
sistemit, në kohën e përshtatëshmë për klientin, pa nevojën e punimeve shtesë.
Shpesh, strukturat egzistuese, nuk mundësojnë implementimin e sistemeve,
sipas karakteristikave teknike dhe funksionale të tyre, duke cënuar nivelin e
sigurisë fizike, të objektit!
konsulence profesionale per sigurine fizike