Sherbimet
Pse duhet të zgjidhni bashkëpunimin me Risk Security Management Ltd ?
Trajnim i vazhdueshëm, i gjithë anëshëm dhe profesional
Projektojmë sëbashku, hap
pas hapi sigurinë tuaj.
Konsulencë për të gjithë
problematikën e sigurisë fizike.
©2011. Risk Security Management Ltd
Risk Security Management Ltd, është operatori i parë në
tregun e sigurisë fizike, në Shqipëri, që ushtron veprimtari këshilluese,
krejtësisht të pavarur, dhe pa asnjë interes të drejtpërdrejtë në biznesin e
shërbimeve të sigurisë dhe ruajtjes fizike, apo tregëtimit dhe instalimit të
sistemeve dhe teknologjive të sigurisë
Ne ju ndihmojmë, të përcaktoni, synoni dhe arrini standarte të larta
sigurie, në mbrojtje të jetës, pronës dhe aktivitetit tuaj, mbështetur në
mundësitë tuaja financiare, për të garantuar nivel të lartë sigurie, me
kosto optimale
Për herë të parë në nivel të lartë do tu mundësohet: • Manaxhim profesional i Sigurisë Fizike, si dhe trajnim i
personelit të kompanive private, për këtë funksion.
• Konsulencë, në hartimin e Planit të Sigurisë Fizike dhe
përzgjedhjes së agjensisë private të sigurisë, si dhe
produkteve dhe shërbimeve në fushën e teknologjisë,
për sigurinë.
• Analizë e Rrezikut & Parashikimi humbjeve, tregtare dhe
jo-teknologjike, si dhe Operacione sigurie, për
parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e Vjedhjeve
të brëndëshme. • Program individual, për Dedektimin e Sulmit Kriminal, si
dhe zbulimin e Mbikqyrjes së Paautorizuar.
• Analizë e plotë e Ngjarjeve dhe Incidenteve kriminale.
Veprimtaria jonë në fushën e konsulencës, projektimit manaxhimit dhe
trajnimit për sigurinë fizike, është një aplikim i mirëfilltë, profesional dhe
shkencor i risive teknologjike dhe standarteve më të larta të sigurisë fizike,
që aplikohen sot në botën moderne, dhe kryesisht në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës.
Përvoja e çmuar dhjetra vjeçare e: SANDIA NATIONAL LABORATORIES Security Systems and Technology Center në fushën e aplikimeve të sistemeve të integruar të sigurisë fizike dhe
standarteve të tyre, do të vijë tek ju jo vetëm nëpërmjet aplikimit praktik,
por shumë shpejt edhe në botimin e materialeve teorike, që do të hidhen në
treg, për të ndihmuar sadopak në shtimin e literaturës, së munguar, në këtë
fushë. Kjo përvojë sintetizohet gjithashtu, në materialet teorike, të temave
trajnuese, për Vlerësimin dhe Projektimin e sistemeve dhe nën-sistemeve të
sigurisë fizike, që pjesërisht do të publikohen edhe në faqet e këtij website.
Parimet e Analizës dhe Projektimit të Sigurisë Fizike, do të
materializohen nëpërmjet aplikimeve, më të fundit teknologjike, që
mundësojnë programet dhe software, që përdoren prej nesh, për këtë
qëllim:
Programi “Projektimit të Sistemeve CCTV- IP dhe Analog”.
Programi “Analizës së pemës së Gabimeve dhe Deshtimeve”. Matrica e Sigurisë fizike të Personit
Matrica dhe Programi Vlerësimit të Rrezikut” Analiza e Incidenteve dhe Ngjarjeve.
Gjithçka në funksion të sigurisë fizike !
konsulence profesionale per sigurine fizike