Home Home Profili Profili Sherbimet Sherbimet Klientet Klientet Kontakt Kontakt
Profili
RISK  SECURITY  MANAGEMENT
©2011. Risk Security Management Ltd 
Misioni  Të ndihmojmë klientët tanë, për të përcaktuar dhe arritur, standarte të larta sigurie, në
mbrojtje të jetës, pronës dhe aktivitetit të tyre.
Vizioni E vendosim veten tonë, përkrah jush si partnerë  biznesi dhe këshillues, për të  ndikuar pozitivisht, në mirëqënien dhe sigurinë Tuaj.
Risk Security Management Ltd, është një shoqëri private e specializuar në  Manaxhimin, Analizën dhe Projektimin e sigurisë fizike, si dhe Trajnimet në fushat respektive. Me  seli ne Vlorë, e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë vëndin  Shoqëria u themelua në vitin 2011, si përgjigje për kërkesat e tregut, për shërbime të  kësaj natyre. Me aktivitetin tonë, synojmë të plotësojmë atë boshllëk që egziston në tregun e sigurisë  fizike, për të shërbyer si një hallkë e ndërmjetme midis klienteve dhe shoqërive të ruajtjes fizike,  SHRSF-ve, apo operatorëve që tregëtojnë e instalojnë teknologji, në këtë fushë. Një hallkë  ndërmjetëse tërësisht e pavarur, për auditimin dhe manaxhimin e sigurisë, si dhe për optimizimin e  kërkesave të klientëve tanë, në këtë treg. Përmes analizës sonë profesionale, ju do të merni përgjigje për shumë pyetje që  shqetësojnë sigurinë personale, të biznesit apo aktivitetit tuaj. Pasqyrimi analitik i kërcënimeve,  rreziqeve, resurseve dhe rekomandimeve do të shërbejnë si bazë solide për vendimmarrjen tuaj,  lidhur me investimet që duhet të ndërmerni për sigurinë.   Projektimi i sistemeve të integruar të sigurisë fizike dhe/ose nën/sistemeve të tij, qysh në  fazën e projektimit arkitekturor të investimit fillestar, jo vetëm rrit efikasitetin e tyre, por gjithashtu  ndikon në reduktimin e kostove të panevojshme. Vetëm përmes projektimit, mundësohet  shndërimi i kostos jo prodhuese të sigurisë fizike, në kosto ekonomikisht të pranueshme për  buxhetin tuaj. Siguria fizike, si çdo aspekt i veprimtarisë tuaj, duhet të mirë manaxhohet, për të  mundësuar përdorimin e burrimeve njerezore, investimeve teknologjike dhe procedurave, në  funksion të arritjes të një niveli të caktuar sigurie. Nëse keni nevojë për një program manaxhimi  rreziku dhe sigurie, për të eleminuar ndërlikimet dhe dëmet e mëvonëshme, ne kemi mundësinë  dhe aftësitë profesionale për të përmbushur kërkesën tuaj.   Në shërbimin tuaj, një staf specialistësh me përvojë dhe kualifikim të lartë, që sigurojnë  ekspertizë profesionale në fushat respektive, e mbi të gjitha me integritet të garantuar. Stafi  dhe bashëpunërorët tanë, mbartin një përvojë dhjetravjeçare shërbimi në radhët e agjensive  ligjzbatuese në vënd, si dhe trajnime të shumta për problematikën e sigurisë fizike, analizës dhe  projektimit të saj 

Garantojme, bashkepunim afatgjate! Analize Projektim Trajnim

Bëjmë më të sigurtë, jetën, pronën dhe aktivitetitn tuaj.

RESPEKT - PROFESIONALIZËM - BESIM - KONFIDENCIALITET
Parimet mbi të cilat ngrihet bashkëpunimi ynë.
Arben DAUPAJ  Administrator arbendaupaj@risksecuritymanagement.com 
konsulence profesionale per sigurine fizike
Profili Profili