




















Knsulenca
Projektimi

©2011. Risk Security Management Ltd
Risk Security Management Ltd, është operatori i parë në vënd,
që ushtron veprimtari konsulence, projektimi, manaxhimi dhe trajnimi, në
fushën e sigurisë fizike, krejtësisht të pavarur, dhe pa asnjë interes të
drejtpërdrejtë në biznesin e shërbimeve të sigurisë dhe ruajtjes fizike, apo
tregëtimit dhe instalimit të sistemeve dhe teknologjive të sigurisë.
Me aktivitetin tonë synojmë të jemi, një hallkë e ndërmjetme midis
klienteve, në njërën anë, dhe shoqërive të ruajtjes fizike, SHRSF-ve, apo
operatorëve që tregëtojnë dhe instalojnë teknologji sigurie, në tjetrën. Ne ju ndihmojmë, të përcaktoni, synoni dhe arrini standarte të larta
sigurie, në mbrojtje të jetës, pronës dhe aktivitetit tuaj, mbështetur në
mundësitë tuaja financiare, për të garantuar nivel të lartë sigurie, me kosto
optimale.
Veprimtaria jonë e konsulencës, projektimit manaxhimit dhe trajnimit për
sigurinë fizike, është një aplikim i mirëfilltë, profesional dhe shkencor që
gërsheton risitë teknologjike me standartet më të larta të sigurisë fizike, që
aplikohen sot në botën moderne.
Konsulenca, është një veprimtari e gjërë,
në bazë të së cilës është, procesi kompleks i
Analizës së Sigurisë Fizike.
Përkufizimi i Kërcënimit, vlerësimi i Rrezikut,
Identifikimi objektivave dhe Zonave vitale,
përbën thelbin e Analizës së Sigurisë fizike, si
dhe bazën për rekomandimin e masave fizike e
teknologjike të sigurisë, procedurave dhe
personelit të domosdoshëm për mënjanimin e
rrezikut dhe ruajtjen e një niveli të caktuar
sigurie.
Mbledhja e informacioneve, përpunimi dhe
përdorimi tyre për të vendosur
Arkitektët, projektuesit, investitorët dhe
ndërtuesit e një objekti apo aktiviteti, rrallë
preokupohen për nivelin e sigurisë fizike që ai
do ti ofrojë konsumatorit apo përdoruesit të tij.
Vetëm përmes projektimit të sigurisë,
mundësohet shndërimi i kostos jo prodhuese
të sigurisë fizike, në kosto ekonomikisht të
pranueshme për buxhetin tuaj.
Projektimi, i sistemeve të integruara, të
sigurisë fizike, apo nën-sistemeve të tyre, qysh
në fazën e projektimit arkitekturor të investimit
fillestar, rrit efikasitetin dhe ndikon në
reduktimi...
Pavarësisht ndërtimit të një sistemi të
integruar dhe profesional, siguria fizike nuk
do të jetë në nivelin e kërkuar, derisa nuk do
të jetë në këtë nivel edhe elementi i fundit,
por ndoshta më i rëndësishmi, ai njerëzor.
Nëse natyrës njerëzore, subjektivizmit, të
metave e dobësive të tij, do ti shtohet edhe
paaftësia për të kuptuar natyrën, cilësitë dhe
funksionimin e elementeve të sistemit të
sigurisë fizike, dështimi i tërë sistemit të
sigurisë fizike, është i sigurtë.
Trajnimi, i personelit të sigurisë fizike,
është një proces i vazhdu....
RREZIKU MUND DHE DUHET SHNDËRUAR NË MUNDËSI
Trajnimi







konsulence profesionale per sigurine fizike