Home Home Profili Profili Sherbimet Sherbimet Klientet Klientet Kontakt Kontakt
Konsulenca
RISK  SECURITY  MANAGEMENT Planifikim i Krizave, Sigurisė Fizike dhe personelit. Pėrkufizojmė Kėrcėnimin, pėrllogarisim Rrezikun. Identifikojmė Objektivat, vlerėsojmė Ndjeshmėritė, analizojmė Gabimet. Analizė e plotė pėr  Sigurinė fizike,tė personit dhe objektit.
©2011. Risk Security Management Ltd 
Nevoja e projektimit dhe ndërtimit të një sistemi efikas sigurie kërkon domosdoshmërisht  parashikimin dhe përcaktimin, sa më afër realitetit, të kërcënimeve potencialë ndaj sigurisë fizike.  Kërcënimet në fushën e sigurisë, janë faktet ose rrethanat që nëse materializohen mund të  rezultojnë në humbjen e jetës, dëmtimin ose shkatërimin e pronës, kompromentimin e  informacioneve dhe teknologjisë kritike, ose ndërprerjen e sistemit të sigurisë fizike.   Mbledhja e informacioneve, përpunimi dhe përdorimi tyre për të vendosur se me çfarë  Kërcënimi do të duhet të përballemi, përbën thelbin e Përkufizimit të Kërcënimit  Deklarata e kërcënimit, përbën bazën e nevojshme për identifikimin e objektivit, nëpërmjet  përcaktimit të elementëve, zonave apo objekteve që duhen mbrojtur nga kërcënimi konkret.  Pamundësia e marrjes në ruajtje të të gjithë elementëve, shpesh herë, na kushtëzon ndërmarjen e  një procesi përzgjedhës për të përcaktuar ata elementë mbrojtja e të cilëve shmang, minimizon apo  neutralizon efektin e kërcënimit.   Përkufizimi i Kërcënimit, vlerësimi i Rrezikut, Identifikimi objektivave dhe Zonave vitale,  përbën thelbin e Analizës së Sigurisë fizike, si dhe bazën për rekomandimin e masave fizike e  teknologjike të sigurisë, procedurave dhe personelit të domosdoshëm për mënjanimin e rrezikut dhe  ruajtjen e një niveli të caktuar sigurie.  Nëpërmjet shërbimeve të konsulencës, do tu mundësojmë:  Vlerësimin i Kërcënimeve, Rreziqeve dhe Ndjeshmërive.  Parashikimin e Krizave & Planifikim i personelit.  Analizën e plotë të Sigurisë fizike, për pronën, aktivitetin apo objektin.  Analizën e plotë të Sigurisë Personale.  Parashikimin e humbjeve jo-teknologjike.  Analizën e Sigurisë së Informacionit dhe ndjeshmërive teknologjike.  Përzgjedhjen e shoqërive private, të sigurisë fizike.  Përzgjedhjen e produkteve, në fushën e sigurisë.  Përpilimin e dokumentacionit të tenderimit. 
Në veprimtarinë e përditëshme, jo të gjithë,  punojnë dhe investojnë për sigurinë fizike, apo  përmirësimin e nivelit të saj.   Disa gabimisht mendojnë se, nuk do të jenë objekt  i veprimtarisë kriminale, të tjerëve u duket që  masat që kanë ndërmarë janë të mjaftueshme,  dhe pothuajse të gjithë realisht besojnë se, nuk i  kanë burrimet dhe mundësitë e nevojshme, për të  ndërtuar një sistem dhe nivel të përshtatëshëm  sigurie.   Nëse rreziku potencial materializohet, të gjithë  do ti brejë dyshimi nëse kishte mundësi  parandalimi. Vetëm atëherë, ndjejmë nevojën e  mbrojtjes së asaj që na përket, dhe kërkojmë ndihmën e profesionistëve.  Dhe papritur mësojmë se, siguria jonë nuk do të  ishte aq e vështirë dhe e kushtueshme, sa kishim  menduar më parë. 
ÇFARE  -  SI  -  KU  -  KUR  -  KUSH  -  PSE
Janë pyetjet, që do të duhet tu jepni përgjigje, sa herë mendoni për sigurinë tuaj! 
    Analiza, është fuqia që na ndihmon të  marrim vendime të drejta, për përmirësimin e  nivelit të sigurisë fizike, në funksion të  mbrojtjes së jetës, pronës dhe aktivitetit tonë.
konsulence profesionale per sigurine fizike