Klientët
Partnerët tanë më të mirë, janë Klientët tanë!
©2011. Risk Security Management Ltd
Link të rekomandueshëm:
Ne mendojmë se në shoqërinë e sotme, spektri i kërcënimeve dhe shkalla e rreziqeve që duhet të përballohen po vijnë duke u rritur. Në kushte të tilla zgjerohet edhe rrethi i objektivave të mundëshmë të veprimtarisë së paligjshme dhe kriminale. Individët dhe bizneset duhet të punojnë shumë për të mbrojtur jetën, pasuritë dhe aktivitetin e tyre nga kërcënime të mundshme. Çdo kush, që ndjen nevojën për ekspertizë të specializuar në fushën e sigurisë fizike, thjesht duhet të na kontaktojë. Studio arkitekture, projektim-zbatimi, për konsulence dhe projektim të sistemeve të sigurisë fizike, në objektet dhe aktivitetet që projektojnë, ndërtojnë apo rikonstruktojnë. Institucione të qeverisjes qëndrore e lokale, për projekte në fushën e sigurisë fizike, auditim të nivelit egzistues të sigurisë, përpilim specifikimesh teknike tenderimi, organizim dhe vlerësim tenderi, trajnim personeli. Institucione financiare, banka, kazino, lojra fati, të çdo niveli. Individë, apo grupe shoqërore, për nevoja të sigurisë personale apo aktivitetit të tyre. Shoqëri tregëtare, të mëdha ose të vogla, me aktivitet ekonomiko-prodhues, arsimor apo social-kulturor, tregëtar apo industrial, ndërtimi apo shërbimesh, për sigurinë fizike dhe eleminimin e humbjeve jo-teknologjike Institucione arsimore, social-kulturore, të çdo niveli. Agjensi ligjzbatuese, për trajnim personeli dhe konsulencë në fushën e sigurisë fizike SHRSF, për konsulencë apo trajnim personeli.
Filozofia jonë për biznesin, është e bazuar në parimet e besimit, konfidencialitetit dhe respektit reciprok ndaj partnereve tanë. Klientët tanë, janë partnerët tanë më të mirë. Të gjithë ata janë njësoj të vlerësuar dhe respektuar, pavarësisht aktivitetit apo rëndësisë të raporteve të tyre me ne. Por është një kategori e cila duhet veçuar, të cilës i rezervohet një rëndësi e veçantë në mardhëniet tona: ARKITEKTË - PROJEKTUES - SIPËRMARËS në sektorin e ndërtimit. Rëndësia e operatorëve në sekstorin e ndërtimit, imponohet për vetë vendin e veçantë që ata kanë, e duhet patjetër të kenë, gjatë gjithë veprimtarisë për ideimin, projektimin dhe zbatimin e sistemeve të sigurisë fizike, në jetën e përditëshme. Integrimi, i sistemit të sigurisë fizike, apo nën-sistemeve të tij, në varësi të nivelit të sigurisë së kërkuar, në projektin arkitekturor të objektit që projektohet, ndërtohet apo rikonstruktohet, rrit efektivitetin e sistemit, si dhe redukton kostot e panevojshme që do të duhen për përshtatjen e tij, në një strukturë egzistuese. Gjithashtu, lejon fragmentimin e projektit, duke mundësuar implementimin e sistemit, në kohën e përshtatëshmë për klientin, pa nevojën e punimeve shtesë. Shpesh, strukturat egzistuese, nuk mundësojnë implementimin e sistemeve, sipas karakteristikave teknike dhe funksionale të tyre, duke cënuar nivelin e sigurisë fizike, të objektit!
konsulence profesionale per sigurine fizike